TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar dy dokumente për skandalin e fundit të ASHBR-së me fondet e IPARD II, ku 315 mijë euro sipas tij, iu dhanë fermerit që e mësoi bujqësinë për 4 ditë, sapo dëgjuan fjalën inceneratorë.

Ai shkruan se AZHBR foli dhe e dreqosi fare veten dhe se do ishte mire ta mbyllnin gojën se këto shkresat janë dreq o pune dhe të turpërojnë fare.

Sipas Vasilit, fermeri i famshëm e mësoi bujqësinë nga sot ne nesër për katër ditë se në 14 nëntor u regjistrua dhe 18 nëntor i dha inceneratori gjoja tokë me qira. Ai ngre disa pyetje për AZHBR.

POSTIMI I VASILIT
AZHBR foli dhe e dreqosi fare veten!
Këta të AZHBR ashtu çapkënë e të hedhur siç janë kthyen përgjigje fët e fët për serën e inceneratorëve.
Do ishte mire ta mbyllnin gojën se këto shkresat janë dreq o pune dhe të turpërojnë fare.
Po mire mo AZHBR–ja, na thoni se kontrolloni Bilancet përpara dhënies së parave.
?️Po këtij punonjësit të inceneratorit çfarë bilanci i kontrolluat se ky vetëm rrogën, që merrte te Inceneratorët kishte dhe asgjë tjetër fare?
Thoni që kontrolloni Asetet ju AZHBR-ja.
?️Po kur kontrolluat medemek Asetet nuk e patë që pronar sa një mal i tokës së serës ishte Inceneratori në Sharrë të Tiranës me vulë e me firmë?
?️Po mire mo AZHBR-ja po këtij që i dhatë paratë, marshallah plot 315 mijë euro, nuk e patë dot, që ky fermeri i famshëm e mësoi bujqësinë nga sot ne nesër për katër ditë se në 14 nëntor u regjistrua dhe 18 nëntor i dha inceneratori gjoja tokë me qira?
Apo ju AZHBR-ja sa shihni që kërkojnë ndonjë gjë inceneratorët ju fap mbyllni sytë, dëng firmosni dhe ata rrëmbejnë lekët.
Ishalla s’i mbushet mendja inceneratorëve të bëjnë serë te sheshi Skënderbej se po dëgjuat incenerator nuk ju bën syri tërr juve dhe ja financoni tak-fak.
Ndaj o çapkënë të AZHBR-se mos u ngutni të ktheni përgjigje me vrap, se dreqi e merr vesh dhe dalin prapë shkresa te tjera dhe ku do fusni kokën pastaj, apo do fshiheni tek sera e inceneratorit të Sharrës???

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb