Institucionet hungareze akoma heshtin për kërkesën e Qeverisë së Maqedonisë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili para një muaji u arratis nga Maqedonia në këtë vend anëtar të BE-së, ku më pas ka marrë azil politik.

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë akoma nuk ka marrë kurrfarë përgjigje për kërkesën e as, siç sqarojnë për MIA-n që atje, ka ndonjë reagim zyrtar apo shkresë lidhur me këtë rast.

Gruevski u largua nga Maqedonia në momentet kur duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit dyvjeçar me burg për rastin me furnizimin e mercedesit luksoz.
Derisa ekipet e gazetarëve dhe furnizuesit gjyqësorë e kërkuan adresën e tij, ish-kryeministri i Maqedonisë udhëtoi për në Hungari, përmes vendeve ballkanike fqinje.

“Nuk ka afat për përgjigje apo ekstradimin e personit të gjykuar”, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Por përvojat paraprake me ekstradimin e personave të gjykuar nga Hungaria siç ishte rasti në shtator, për shembull, janë zgjidhur shumë shpejtë.

Megjithatë, rasti me Gruevskin është shumë specifik pasi bëhet fjalë për person, ish-kryeministër, i cili ka marrë azil politik në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian. Në rastin me Gruevskin, sipas procedurave për azil të Zyrës së Hungarisë për migrim çdo tre vjet përsëri shqyrtohet statusi i secilit që ka marrë azil në Hungari. Por, mbetet të shohim nëse do të pritet kaq kohë për rianalizimin e azilit dhe për ish-kryeministrin e Maqedonisë i cili ka marrëdhënie të afërta miqësore me kryeministrin aktual hungarez, Viktor Orban.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë kërkesën për ekstradim e ka dorëzuar më 20 nëntor të këtij viti deri tek Ministria kompetente hungareze për ekstradim, por të njëjtën ditë Gruevski në një status në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se ka marrë azil politik në Hungari. Drejtori i Qendrës për media të Hungarisë, Marius Dragomir në deklaratën për MIA thotë se është publikuar se ish kryeministri i Maqedonisë Gruevski është pranuar nga kryeministri hungarez Orban, por sipas tij vështirë është të thuhet nëse ai është në Budapest ose jo. (MIA)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: