Avokati i ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se pas vendimit të marrë nga gjykata e Romës, ekstradimi i Llallës drejt Shqipërisë është refuzuar dhe nuk mund të ndodhë, kjo për shkak se drejtësia italiane ka parë se në vendimet ndaj tij ka diskriminim.

Ai ka deklaruar se në gjykatë janë përdorur deklaratat e politikanëve shqiptarë për të treguar luftën ndaj tij dhe faktin që ky gjykim mund të ketë edhe hije politike.

Pjesë e bisedës:
Avokati Hazizaj : Azili ishte shkak për ekstradim apo pasi është refuzuar ekstradimi. Është marrë azili pa refuzuar ekstradimi. Pas vendimit për azil kësaj nuk do të ketë ekstradim drejt Shqipërisë. Refuzohet kërkesa e autoriteteve të drejtësisë dhe policisë shqiptare për dy arsye, qëndrimi paragjykues i gjykatës duke e dënuar përtej normalitetin dhe trysnia e gjykatave shqiptare për të mbajtur në burg në trajtime jo të duhura një qytetar ku për shkaqe shëndetësore autoritetet italiane i kanë njohur të drejtën për të qëndruar në shtëpi.

Parë si procedurë, gjykata italiane është e fundit që shprehet për azilin politike sepse normalisht çdo qytetar që ndihet i diskriminuar nga vendimi i gjykatës, mund të bëjë një kërkesë të tij.

Nuk është ndaluar apo arrestuar. Është dorëzuar në komisionin e refugjatëve ku kërkoi të mbulohet nga ky spektër. Në komisione jep të dhënat mbi vendimet kundër teje dhe pretendimet e tua apo rezervat ndaj ambientit politik nga ke ardhur.

Klodiana Lala: Gjykata argumenton që ka diskriminim thoni ju. Mund të më thoni ku qëndron diskriminimi ndaj një nga zyrtarëve më ë lartë të drejtësisë? Mua nuk më duket normale. Më duket se kjo shkon përtej saj.

Avokati Hazizaj: Unë mendoj që procedimi nga Llallës, ka ardhur për shkak të medias, një nga pikat ku nisi procedimi kryesisht. Për mbi 3 vite është hetuar dhe proceduar për 3 apo 4 vepra dhe pasi nuk u gjet prova atëherë ngeli një akuzë “Refuzim për të deklaruar”.

Klodiana Lala: Kush ishte i interesuar që Adriatik Llalla të ishte në burg? Flitet se ambasadori i SHBA i ka shkuar në zyrë Llallës edhe i ka kërkuar arrestimin e dy eksponentëve të larë të politikës. A është përdorur ky argument para drejtësisë italiane dhe më pas shpallja e tij non grata nga SHBA?

Avokati Hazizaj : Funksionarët publik janë produkt politik. Gjykata italiane vlerëson se në vendimet ndaj Llallës është abuzuar në dy momente, e para duke qenë kjo vepër penale e gjykuar nga funksionarë të lartë publik ka background politik. Kemi dërguar në gjykatë edhe deklaratat e politikanëve shqiptarë

Klodiana Lala: Keni përdorur luftën e brendshme për të shpëtuar zotin Llalla. Tashmë e kam të qartë. Ju duket normale që njeriu i sekreteve që ka dëgjuar gjithë kohës ç’kanë bërë politikanët të marrë status azili? Mua nuk më duket normale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb