Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër azilkërkuesish në Salching të Gjermanisë. Përgjegjësit e kampit kanë vënë re se televizori në dhomën e një kosovari 33-vjeçar në kamp po mungonte.

Kur e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur, kosovari është përgjigjur: “Moti e kam dërguar në Kosovë, pasi e kam çmontuar”, shkruan “Ktv”.

Autoritetet e kampit vlerësuan se dëmi është 350 euro.

Nuk është e qartë nëse azilkërkuesi kosovar duhet ta kompensojë atë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb