BRUKSEL- Është e papranueshme që vendet e BE-së të refuzojnë pjesëmarrjen në pritjen e azilkërkuesve për të lehtësuar shtetet e tjera anëtare si Greqia apo Italia, deklaroi komisioneri evropian i ngarkuar me Çështjet Migratore, Dimitris Avramopulos në një intervistë.

Avramopulos do të marrë pjesë nesër në Sofje në një takim të ministrave të Brendshëm të 28 vendeve të BE-së kushtuar veçanërisht reformës së azilit në BE, bllokuar që prej më shumë se një viti nga ndarjet për kuotat e reja të pritjes së imigrantëve në rast të mbërritjeve masive.

“Objektivi për një kompromis deri në fund të muajit qershor, vendosur nga drejtuesit e BE-së, është i arritshëm”, sipas komisionerit, ish-kreu i diplomacisë greke dhe ish-kryetar i Bashkisë së Athinës.

“Është urgjente të avancojmë për të miratuar një rregull të ri të Dublinit”, theksoi ai duke iu referuar këtij teksti evropian që përcakton përgjegjësinë e shqyrtimit të një aplikimi për azil pothuajse të vazhdueshëm në vendet e Unionit ku migrantët hyjnë për herë të parë.

“Kjo është ajo për të cilën Evropa ka nevojë, ky është një sistem evropian i përbashkët i azilit. Sot, janë Italia dhe Greqia që janë nën një presion të madh, por askush nuk mund të garantojë se e ardhmja nuk rezervon të papritura”, theksoi Avramopulos duke nënvizuar se vendet e Lindjes, kritike të ashpra të politikës migratore të BE-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: