Një fitore e trishtë mund të konsiderohet ajo që Dortmund arriti përballë Mainz(2-0). Një tifoz ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes si pasojë e një ataku kardiak, një tjetër ka përfunduar në spital për të njëjtën arsye.

Menjëherë sapo është mësuar lajmi gjatë ndeshjes pjesa më e madhe e tifozëve heshtën dhe një pjesë e banderolave u hoqën. “Në fillim u mërzita me heshtjen e tyre pasi nuk dija se çfarë kishte ndodhur, tani i përgëzoj për mënyrën se si u sollën”, u shpreh Marco Reus në përfundim të ndeshjes.

Tifozët ultras gjatë fundit të ndeshjes kanë kënduar dhe këngën e famshme, “You’ll never walk alone”, atmosfera e krijuar ishte drithëruese.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb