Dhurata më e mirë e këtij fund-viti për Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë është “Këndi Social”, mundësuar nga programi B4Students. Dekani Prof. Dr. Edmond Rapti dhe anëtarë të tjerë të dekanatit përuruan dje mjediset e reja, bashkë me përfaqësues të B4Students dhe me praninë e studentëve të këtij fakulteti.

Fakulteti i Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës është një nga institucionet që B4Students po mbështet me infrastrukturë gjatë këtij viti. “Këndi Social” ishte një nevojë e identifikuar nga drejtuesit e institucionit, me qëllim që studentët të kenë një hapësirë të posaçme për të qëndruar me njëri-tjetrin përtej orëve mësimore, si dhe për të kryer punimet akademike në bashkëpunim mes tyre. Këndi tashmë është vënë në funksion të të gjithë studentëve dhe pedagogëve. Plot 2692 studentë dhe 71 pedagogë do të jenë përfitues të këtij investimi.

Dekani Prof. Dr. Edmond Rapti, vlerësoi kontributin e Grupit BALFIN për mbështetjen e studentëve, duke filluar me zhvillimin profesional, punësimin dhe nxitjen që u jep për ngritjen e sipërmarrjeve të reja. Ai shprehu gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me kompanitë e Grupit BALFIN.

Ardiana Sokoli, zëvendës-presidente në këtë Grup, theksoi se edhe kolegët në kompanitë që bashkëpunojnë me studentët e çmojnë energjinë dhe dëshirën e tyre për të sjellë ndryshim. Ajo shtoi se “shkëmbimi i përvojave më të mira është i dyanshëm dhe mbështetja e edukimit promovohet edhe nga presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, duke u shndërruar në një shtyllë kryesore të përgjegjshmërisë sociale të Grupit që përfaqësoj”.

B4Students është një program i Grupit BALFIN, për t’u dhënë mundësi studentëve në vend të rriten profesionalisht dhe të krijojnë kontaktet e para me tregun e punës. Gjatë vitit 2021, në program janë regjistruar mbi 1400 studentë, 70 nga të cilët kanë zhvilluar praktikën në kompanitë e Grupit BALFIN. Gjithashtu në kuadër të B4Students, 30 klube studentore nga universitetet në Shqipëri kanë dërguar projekte, që po vlerësohen për mbështetje financiare, dhe që synojnë të përmirësojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: