Serbët mund ta kenë përjetuar rëndë anëtarësimin e Kosovës në UEFA, megjith atë janë fusha të tjera, te të cilat nuk po kanë mundësi të kontestojnë arritjet e kosovarëve dhe si rrjedhojë po i pranojnë ato si të mirëqena. Bëhet fjalë për muzikën, respektivisht talentit të Era Istrefit, që i është kushtuar një artikull i veçantë.

Natyrisht, tendenca denigruese nuk mungon dhe nis që në titullin që kanë zgjedhur, duke dashur të kujtojnë skenën nudo të Erës në kishën ortodokse të papërfunduar në kryeqytet, dy vite më parë: “Dy vite më parë përdhosi kishën në Prishtinë, sot ka 30 milionë shikime dhe një karrierë ndërkombëtare”, është titulli i zgjedhur nga mediumi “B92”. Në shkrim mes tjerash përmendet edhe suksesi me “Bonbon” dhe krahasimi i vazhdueshëm që Erës po i bëhet me Rihanën.

Bashkëpunimi i Era Istrefit me kompaninë e njohur amerikane “Sony” është përmendur nga “B92”, të cilët tashmë nga Era presin vetëm suksese ndërkombëtare. Kujtojmë se Era është shndërruar në artisten e parë dhe të vetme shqiptare deri tani që ka arritur që me muzikën e saj të depërtojë edhe në zemër të Beogradit.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: