Është shënuar viktima e 51 nga koronavirusi në Greqi. Raportohet se ka ndërruar jetë një 51-vjeçar, baba i katër fëmijëve, i cili thuhet se vuante dhe nga sëmundje të tjera.

Mediat greke raportojnë se burri nga Kastoria kishte shkuar në spital me shenjat e COVID-19 rreth dy javë më parë, por gjendja e tij ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Në Greqi kanë vdekur gjithsej 51 persona nga COVID-19, nga të cilët 39 janë burra dhe 12 janë gra.

Ndërkohë numri i të infektuarve sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras ka shkuar në 1.415.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb