E pazakontë ajo që ka ndodhur në futbollin e Surinamit. Zëvendëspresidenti i Surinamit, Roni Brunsvajk, ka debutuar në futbollin profesionist në moshën 60-vjeçare.

Brunsvajk ka luajtur për skuadrën që ka në pronësi Inter Moegotapo si kapiten i skuadrës ndaj Olimpia të Hondurasit, sfidë e humbur me rezultatin 0-6, e vlefshme për kompeticionin e CONCAF-it.

Ai ka lindur në 7 mars 1961 dhe u aktivizua për 54 minuta ku në fushën e blertë ishte dhe djali i tij, Damian Brunsvajk. Vlen të theksohet se Brunsvajk nuk do ta luajë ndeshjen e kthimit në Honduras për arsye se nuk mund të largohet nga shteti i tij Surinami, sepse kërkohet nga Interpoli si narko-trafikant.

Babai i 50 fëmijëve, grabitës banke në rininë e tij, pronar i një miniere ari, dhe tani edhe një futbollist profesionist për të përfunduar kurrikulën e tij të një personazhi të denjë për studim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb