Për Ivan Provedel, portierin e Lazios, debutimi në Champions League do të mbetet një kujtim i pashlyeshëm. “Gardiani” i bardhekaltërve ishte protagonisti i madh falë golit të shënuar në sekondat e fundit të takimit ndaj Atletico Madrid, duke i dhënë një pikë me vlerë skuadrës së tij.

Ky gol u festua nga të gjithë në kampin e Lazios, por mbi të gjitha nga Giuditta Capecchi, partnerja e tij, që po e ndiqte nga shtëpia së bashku me Aleksandrin e vogël. Menjëherë pas golit të Provedel, Giuditta shkroi e gëzuar në rrjetet sociale: “Baba i madh! E meriton”.

Giuditta Capecchi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb