Fitorja 2 me 0 e Anglisë përballë Gjermanisë, solli në vëmendje një episod qesharak.

Pas përfundimit të sfidës, një person, me një ngjashmëri të frikshme me trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, u shfaq ne mes të tifozëve anglezë duke festuar si i “çmendur”.

Rrjeti në fakt, besoi fillimisht se bëhej fjalë për vetë gjermanin, por më vonë u mësua se personi në video ishte Ray Corneëell, 61-vjeç. Në një intervistë për mediat angleze, Ray, ka treguar se është multimilioner dhe se të gjithë skenën e bëri për shaka.

“Ideja lindi krejt rastësisht, nuk e kisha si qëllim. Unë vesha kostumin e Liverpool që gjeta në shtëpi, një kapele dhe iu bashkova tifozëve. Bëra dhe theksin gjerman që të mos kuptohesha dhe që këtë mini mashtrim ta bëja sa më të besueshme. Të gjithë skenën e pashë më vonë në televizor, ishte e çmendur”, ka thënë Ray.

Ray është babai i tre fëmijëve dhe drejton një kopani të suksesshme në Londër, ai zotëron gjithashtu një hotel në Francë dhe Marok, si dhe është pronari i një rrjeti të tërë restorantesh me ushqime meksikane në Britaninë e Madhe.

“Ngjashmërinë me Klopp e mësova vetëm 18 muaj më parë, kur një person që erdhi në restorantin tim, më pa mua dhe mendoi se isha trajneri gjerman. Bëmë një foto me të. Pas gjestit të bërë jashtë stadiumit kam marrë shumë mesazhe, shumicat ishin pozitive, por kishte dhe nga ata që më kritikonin”, ka përfunduar milioneri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb