ITALI

Një vit më parë ish- kapiteni i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, Lorik Cana u bë baba për herë të dytë me vajzën e tij, të cilën së bashku me partneren vendosën t’i vënë një emër tipik shqiptar, Enkelejda.

Që nga ai moment Loriku ka shijuar prindërimin në Itali, aty ku ndodhet prej kaq kohësh së bashku me familjen e tij, megjithatë mes pozave e momenteve të ndara me ndjekësit, një detaj nuk ka ndryshuar.

Edhe në foton e fundit ku ka shijuar kohën me të bijën në qytetin e tij të preferuar, Romën, nuk e ka zbuluar sërish pamjen e saj.

“Baba me Qikë janë dal me shetit! Në qytetin më të bukur në botë, në Romën e përjetshme”, ka shkruar Loriku krah fotos me Enkejledën në krahët e tij.

Ne nuk e dimë se në cilin moment ish- futbollisti do ndajë një portret të së bijës, por do duhet kohë që ai të bindet për ta hedhur këtë hap.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb