E kthyer tashme në traditë, kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Dedë Edmond Brahimaj ka shtruar tryezën me rastin e festës së ndërrimit të viteve, rreth së cilës mblodhi përfaqësues të medias së shkuar, asaj vizive dhe online jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia.

Në mesazhin e urimit për një Vit të Ri të paqtë dhe të begatë, Baba Mondi vlerësoi gjithashtu angazhimin e medias për përcjelljen e lajmeve pa ngjyrime politike, për informim të drejtë dhe real si dhe mbështetjen që ato i japin këtij komuniteti në pasqyrimin e kontributit të Kryegjyshatës për harmoninë fetare në Shqipëri.

Një natë e mbushur me surpriza dhe të ftuar specialë, sikundër ishin Presidenti i vendit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Me stafin e News24 në këto ditë fundviti u bashkua edhe pronari i Fokus Media Grup zoti Irfan Hysenbelliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb