Për herë të parë, kjo e diel, shënoi fillimin e punimeve të seksionit të parë të çështjeve fetare të G 20. Në këtë formim të rëndësishëm, kryegjyshi botëror, Baba Mondi, në cilësinë e përfaqësuesit të Shqipërisë, u prit nga W. Cole Durham.jr., president i asociacionit te forumit ndërfetar G20, i cili e përshëndeti dhe i uroi mirëseardhjen ne emirin e tij dhe të Forumit G20.

Kryegjyshi Botëror Baba Edmond Brahimaj u takua sot me Kryetarin e parlamentit të Unionit European David Sassoli .
Pas bashkëbisedimit për çështjen e fesë , rolin e saj në ruajtjen e Paqes sigurisë së rajonit e më gjerë. Kryegjyshi ftoi Presidentin e Parlamentit të Unionit Europian, në Shqipëri në Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ftesë e cila u mirëprit në rastin e parë të tije me të afërm në Shqipëri. Gjithashtu po sot Kryegjyshi Botëror Baba Edmond Brahimaj ne hapësirat e Pallazzo Re Enzo, u takua dhe zhvilloi një bisedë me Presidentin Sloven Borut Pahor.

Ndër të tjera u bisedua për çështjen dhe rolin e madh qe luan sot për kohën dhe shoqërinë njerëzore, harmonia dhe toleranca fetare. Presidenti Slloven ftoi Kryegjyshin Baba Mondin në një mëngjes të përbashkët në Ljubjanë të SLLOVENISË.

Në këto takime Lideri Botëror i Bektashinjve Dede Edmond Brahimaj shoqërohej nga Lucia Cucciarelli i Ambasadës Italiane. Pjesëmarrja, bisedat, vizioni i fesë në Shqipëri, harmonisë tolerancës, takimet me Përfaqësuesin e Shqipërisë ,Liderit Botëror, Edmond Brahimaj me përfaqësues të tjerë te besimeve nga vende te tjera te G20 ngjallen dhe shfaqen interes te veçantë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: