SHBA- Ja se si e merr vesh lajmin që do bëhet baba një burrë në Virginia të Shteteve të Bashkuara. Gruaja e tij kish futur në sobë një pako pe kuleç dhe përbri tyre fotot e printuara të ekografisë së parë, nën dedikimin “Baby’s first picture”.

Reagimi i burrit të quajtur Arkell Graves është tejet emocionues edhe për faktin se çifti kishte 17- vite pa fëmijë. Bashkëshortja e tij Dana Griffin-Daves kishte dështuar 4 fëmijë dhe tashmë ndodhet në muajin e 5-të të shtatzanisë, pikërisht koha kur vendosi ta ndajë lajmin e gëzuar me bashkëshortin e saj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: