“Babagjyshi sekret” fushata e nisur 3 vite më parë nga shoqata “Ura” dhe “Connext”, vijon të përmbushë edhe këtë fundvit misionin e saj për të ngrohur sa më shumë zemra fëmijësh. Më shumë se 800 letra kanë mbërritur tashmë në Polin e Veriut, kutinë postare nr. 47 dhe të gjithë elfët e përzgjedhur të babagjyshëve, po merren me dixhitalizimin e letrave në platformën ‘babagjyshisekret.al’.

Çdonjëri nga ju mund të jëtë babagjyshi sekret, që do t’i realizojë dëshirën një fëmije shqiptar. Fëmijët e grupmoshave nga 6-14 vjeç, kanë edhe pak ditë mundësi për të dërguar letra. Pranimi i tyre do të përfundojë më datë 25 dhjetor, por dorëzimi i dhuratave dhe mundësia për t’u bërë babagjysh sekret do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar, kur edhe fiken dritat e festave.

48395757 300152617295560 9669466031915008 N

Çfarë është ‘babagjyshi sekret’?

Kjo nismë është ndërmarë për të gjithë ata fëmijë që kanë dëshirë të kenë dhurata në fundvit, por familjarët e tyre nuk kanë mundësi t’ua plotësojnë këto dëshira. Këtu pikërisht, hyn në lojë ‘babagjyshi sekret’ për t’i dhuruar buzëqeshje gjithë fëmijëve pa dallim krahine.

48386789 289383645049797 1562593502687133696 N

Po si funksionon e gjitha kjo?

Çdo fëmijë nga mosha 6 deri në 14 vjeç mund të shkruajë një letër me dëshirën e tij dhe ta dërgojë atë në adresën ‘Drejtuar Babagjyshit / Poli i Veriut, kutia postare nr.47’ dhe më pas elfët, pra zyra e madhe dhe njerëzit që punojnë për këtë nismë mbledh letrat të cilat dixhitalizohen, skanohen dhe hidhen në portalin online ‘babagjyshisekret.al’.

Pas kësaj të gjithë njerëzit mund të hyjnë të klikojnë dhe të zgjedhin letrat që ndoshta ende nuk u janë realizuar dëshirat. Në këtë mënyrë çdokush mund të jetë ‘babagjyshi sekret’ dhe të plotësojë dëshirat e fëmijëve që janë nga më të ndryshmet.

Dhuratat e bëra nga çdo ‘babagjysh sekret’, mblidhen dhe kontrollohen të gjitha për të shmangur çdo lloj incidenti që mund të ndodhë.

Ka dhurata që mund të duken të parealizueshme, sepse fëmijët e përdorin të gjithë fantazinë e tyre në ato letra, por ka ndërkohë shumë të tjera që mund të realizohen dhe kështu të gjithë kanë mundësinë të bëjnë dikë të lumtur këtë fundvit duke u shndërruar kështu në ‘babagjyshë sekret’ dhe duke sjellë gëzim në çdo familje.

Sepse misioni i vetëm i kësaj nisme është ky, që të dhurojë sa më shumë buzëqeshje si çdo fundvit dhe të bëjë sa më shumë fëmijë të lumtur.

Të gjithë bashkë mundemi, të shpërndajmë më shumë dashuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb