FIER- Një 48-vjeçar nga Fieri ka denoncuar sot në polici zhdukjen e vajzës së tij. Burime nga blutë e Fierit bënë me dije se shtetasi Q.Sh deklaroi se vajza e tij ishte larguar nga banesa më 10 korrik.

Ai akuzoi 25-vjeçaren me inicialet V.K, banuese në Sarandë se i shfrytëzonte vajzën për prostitucion dhe e mbante atë në banesën e vetë. Fill pas denoncimit, policia nisi menjëherë kërkimet dhe hetimet për rastin në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb