Sot nisi sezoni i ri i programit “Fitstation” në News24 me autore dhe moderatore Çenkuela Hasa.
Ky sezon nisi me imamin e Xhamisë së Namazgjasë. Gazment Bilal Teqja tregoi për ditët e para në krye të Namazgjasë, ku ndër të tjera mes lotësh tha se pengu i tij ishte që nëna që i kishte ndërruar jetë nuk arriti ta shoh si imami i xhamisë më të madhe në vend.
Moderatorja: Si e priti familja kur i treguat që do vendoseshit në krye të Xhamisë së Namazgjasë?
Imami Gazment Bilal Teqja: Nëna ime ka shumë pak kohë që ka ndërruar jetë, ajo e mori vesh propozimin por nuk arriti të më shoh në krye të Xhamisë së Namazgjasë. Unë jam babai i 5 fëmijëve dhe ajo jetonte me ne, sa herë shkoj në shtëpi , akoma nuk jam mësuar me mungesën e saj.