TIRANË

Flamuri është babai i Alkidit, 19 vjeçarit të paralizuar. Gjendja e familjes nga ana ekonomike nuk është e mirë. Vetë Flamuri është i papunë. Ndodh që i ati të gjejë punë në të zezë në ndërtim. Punon edhe pse vuan nga hernia diskale.  I ati i djalit është munduar të shesë shtëpinë por nuk mundet. Ndiqni në video rrëfimin e tij.

https://youtu.be/H1uVXix8Vqw

“Jam marrë vetëm me ndërtim gjithë jetën. Në shtëpi çdo gjë e kam ndërtuar vete. Punë mezi gjej. Vetë jam sëmurë, vuaj nga hernia, isha 6 muaj shtrirë, nuk lëvizja dot. Rrogën që marr e lë të gjithë në spital. Sot është kulmi, pasi djali është përkeqësuar shumë. Unë dy duar kam. Dua ta shikoj djalin siç ka qenë. Edhe me paterica ta shikoja. Nuk ja fal dot vetes që nuk kam mundësi financiare. Dua ta shes shtëpinë por unë jam bashkë me vëllezërit” shprehet i ati, Flamuri.

https://www.youtube.com/watch?v=xpNnSfV4RRI&feature=youtu.be

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb