Babai i Alvin Berishës, vogëlushit që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve një vit më parë, teksa u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, rrëfeu në emisionin “Real Story” përjetimet e tij.

Në një lidhje me “Skype”, Afrim Berisha tha se rikthimi i tij në familje ishte një gëzim i madh, ndërsa shtoi se ky gëzim është tani edhe në familjet që iu kthyen fëmijët e tyre.

“Gëzim i madh është, siç e përjetova vetë që më erdhi djali, edhe ata fëmijë i presin prindërit. Kisha dijeni që po merreshin. Presidenti i Gjysmëhënës më ka dërguar disa video, kam pas kontakte. Ata kanë bërë një punë të madhe, i falënderoj. Shpresoj që brenda 10 ditësh mund të vijnë dhe fëmijët e tjerë.

Si është Alvini sot?
Nga ana psikologjike është shumë mirë. Ditët e para e kemi pasur thuajse çdo ditë psikologen, por gjithë fëmijët që janë atje nuk kanë shumë nevojë për ndërhyrje.

Edhe e ëma e Alvinit mund të kthehet në familjen e vet, por zor është. E dinim për vëllanë e Alvinit, se kur erdhi këtu tha që është gjallë, por për mamanë nuk dinte gjë. Ne jemi interesuar si për fëmijët edhe për nënën e Alvinit, që të kthehen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb