GREQI

Babai i pilotit grek Babis Anagnostopoulos ka folur për mediat greke lidhur me kërkesën për kujdestari të përbashkët për foshnjen e çiftit, Lydian.

Ai thotë se si baba ka humbur dy fëmijë nga ngjarja, por tani do të mundohet që foshnja e pafajshme mos ketë një fat të keq.

Më tepër babai thotë se gjithçka që i intereson është fati i foshnjes. Nga mediat greke është mësuar se dy familjet, e Caroline Crouch dhe Babis Anagnostopoulos mund të kërkojnë kujdestari të përbashkët përderisa para krimit, marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të mira.

Foshnja Lydia e cila këtë qershor mbush 12 muaj ose 1 vit humbi nënën e saj nga duart e të atit. Po ashtu babain e saj e pret një dënim i ashpër nga drejtësia greke për shkak se i janë ngritur disa akuza, më kryesorja vrasje me paramendim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb