Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për zhvillimet e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku dëshmoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj apo përmbyllja e mbrëmjes, me deputetin e PS-së, Alqi Bllakon.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale në ‘Facebook’, Kryemadhi ka publikuar një tabelë ku thuhet se babai i deputetit Bllako ka përfituar 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.

REAGIMI I KRYEMADHIT
Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.
Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.
Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë.
Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK?
2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb