TIRANË- Babai i Kristi Mazes, 10-vjeçari që u arrit të dërgohet në Bergamo falë fushatës së “News24” që siguroi mbledhjen e sasisë së parave që nevojitej për ndërhyrjen kirurgjikale, flet nga Italia.

Në një komunikim për News 24, Ilia Maze thotë se Kristi është një gjendje të mirë pas operacionit me teknikën miniinvazive, të cilit iu nënshtrua për rreth 8 orë, pak ditë më parë.

“Kristi pati një ndërhyrje dhe tani është mirë. Ministria e Shëndetësisë nuk bëri asgjë për djalin tim. Qeveria ende nuk ka lëvruar fondin, nuk jam kontaktuar ende nga ministria e Shëndetësisë”,- tha ai i irrituar.

Mjekët thanë se operacioni i sotëm i paraprin transplantit të mëlçisë, pasi në trupin e fëmijës është vendosur një tub, që do të shërbejë si enë gjaku, për të anashkaluar mëlçinë e dëmtuar.

Vogëlushi Kristi Maze ndodhet prej dy javësh e gjysmë në Spitalin e Bergamos dhe është vendosur në listën e pritjes, për kryerjen e transplantim të mëlçisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: