Djali 10-vjeçar i aktorit të mirënjohur Ben Affleck, Samuel, ishte pas timonit të një Lamborghini luksoz në pronësi të të atit, në momentin që e përplasi me një automjet tip “BMW”.

Në “bishën” luksoze me ngjyrë të verdhë ka qenë e ulur në sediljen e pasme edhe e fejuara e Affleck, këngëtarja Jennifer Lopez.

Incidenti ndodhi kur Ben e la 10-vjeçarin të ulej në timon me motorin të ndezur ndërsa merrnin makinën nga një shërbim me qira. Aktori i famshëm më pas u pa i përkulur mbi derën e hapur të shoferit duke folur me djalin e tij dhe shpejt u përkul për të fikur motorin pas aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

J-Lo, e cila ishte ulur në sediljen e pasme me derën e hapur dhe këmbën e varur jashtë, mbylli shpejt derën e saj në shenjë sigurie. Pas aksidentit, Samueli doli për të inspektuar dëmin përpara se babai i tij t’i jepte një përqafim ngushëllues.

Asnjë nga personat e përfshirë nuk u plagos dhe kompania e qirasë, 777 Exotics, konfirmoi për TMZ se nuk kishte dëme në asnjërën prej makinave luksoze.

Samuel është fëmija më i vogël i Ben Affleck me ish-bashkëshorten Jennifer Garner. Ata janë gjithashtu prindër të vajzave Violet, 16, dhe Seraphina, 13. Çifti u divorcua në vitin 2018 pas 13 vitesh së bashku dhe një ndarje të gjatë dyvjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb