TIRANE- Ministri në ikje i Bujqësisë, Edmond Panariti ka kaluar sot një ditë të veçantë me të atin i cili feston 92-vjetorin e lindjes.

Në një foto të postuar nga Panariti, të bie menjëherë në sy forma fizike e të atit, të cilin me të drejtë ministri e thërret “kapedan”.

92-vjeçari, për të cilin duket se vitet janë thjesht numra, mban një kapele në kokë, syze dhe këmishë në ngjyrë jeshile.
Panariti 2
Ai ka zgjedhur të drekojnë sot vetëm për vetëm me të birin në këtë ditë të shënuar. “Gëzuar kapedan 92 vjeçar…Je më i miri”,- me këto fjalë zgjedh ta urojë ministri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb