Seksioni 21 i Gjykatës së Barcelonës ka vendosur të pajtohet me lirimin e përkohshëm të Dani Alves, me një kusht prej një milion eurosh.Prandaj, braziliani do të mund të largohet nga burgu i Brians 2, ku është i burgosur që nga 20 janari 2023, sapo të ketë paguar shumën e rënë dakord. Për këtë, ai është mbështetur te Neymar, ish-shoku i tij i skuadrës në Barcelonë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, babai i sulmuesit Neymar do të jetë ai që do të paguajë garancinë për lirimin e Dani Alves . Ky i fundit shpresonte të lirohej nga burgu sot, por, siç thekson Marca, afati i fundit ishte në orën 14:30.

Kujtojmë se Dani Alves tashmë iu drejtua familjes së Neymar për të paguar 150 mijë eurot e kërkuara nga gjyqtari si dëmshpërblim për viktimën e dhunës seksuale. Avokatja mbrojtëse, Inés Guardiola, mori pasaportat spanjolle dhe braziliane të ish-futbollistit për t’i dorëzuar para drejtësisë, me qëllim që të shmangej kështu çdo lloj arratisje e mundshme.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: