TIRANE- Mes personave që tentoi të futej brenda sallës së gjyqit ku po zhvillohet seanca për 23 të arrestuarit, si pjesë e protestës në Rrugën e Kombit, kundër taksës, është edhe Servet Onuzi, të cilit i kanë prangosur djalin.

Në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat, Onuzi, banor i Kukësit, tregon se djalin ia morën 5 furgona policie në orën 3:00 të natës. Mes të tjerash ai i bëri thirrje SHBA-ve që të ndryjë, që të ‘çlirojë’ Shqipërinë si Gjermaninë.

“E kanë arrestuar në tre të natës. Policia erdhi me 5 furgona. Është një shtetrrethim policor. Populli e ka bërë thirrjen e tij, ska ça të bëjë më. Donim të futeshim brenda, nuk na lanë. Tani na ka ngelur t’i bëjmë thirrje SHBA-ve, sikur e çliruan Gjermaninë, të çlirojnë edhe Shqipërinë. Pasi ai është një njeri (Rama) që e ka lënë Shqipërinë në shtetrrethim, nuk dimë ça të bëjmë me”, tha Onuzi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb