Një periudhë e keqe për Britney Spears, që në Instagram ka njoftuar që ka nevojë për pak kohë për veten. Sipas asaj që raporton ‘Tmz’ ylli i pop-it duket që është e shkatërruar nga sëmundja e babait Jamie (që është operuar së fundmi për shkak të një problemi me zorrën e trashë) dhe kështu ka vendosur të shtrohen në një qendër të shëndetin mendor. Për tu kujdesur për veten dhe familjen e saj Britney ka ndërprerë edhe spektaklet e parashikuara në Las Vegas.

‘E lumtur të marr kohë dhe të kujdesem për veten time. Truri, trupi dhe shpirti’ lexohet nw publikimin e saj disa orë më parë në Instagram. Këngëtarja është shtruar prej një javë, për të ndjekur një trajtim që zgjat një muaj. Në rrjetet sociale fansat i janë gjendur pranë me komentet e tyre me urimin për një shërim të shpejtë.

Spektakli i saj “Britney: Domination” u ndërpre për herë të parë në janar dhe në atë kohë ylli i pop-it kishte njoftuar se donte t’i qëndronte pranë babait të saj të sëmurë. ‘Disa muaj më parë babai im u shtrua në spital në gjendje të rëndë për jetën’ , kishte shkruar ylli në Instagram. ‘Ne të gjithë jemi mirënjohës që ai arriti të mbijetojë, por rruga është akoma e gjatë. Mora këtë vendim të vështirë për të përqendruar të gjitha energjitë e mia tek familja në këtë moment’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb