Një prind nga San Paolo i Brazilit, është cilësuar si ‘babai i vitit’, pasi ka bërë një veprim që emocionoi shume njerëz. Burri, emri i të cilit nuk dihet, ka shëtitur të birin me nevoja të vecanta nëpër shi, në mënyrë që ai të ndiejë pikat e shiut në lëkurën e vet.

Nga gëzimi që po e përjeton shiun, djaloshi shihet duke qeshur, ndërsa qëndron në krahët e babait.
“Ky është babai i vitit” është një nga komentet, që ka marrë më së shumti pëlqime.

“Ndonjëherë, veprat tregojnë më shumë emocion, se sa fjalët”, ka shkruar një komentues tjetër, për videon që po ju sjellim më poshtë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: