Fëmijët e çiftit shqiptar ku ndodhi krimi i rëndë një ditë më parë në Greqi ende nuk e dinë se nëna e tyre ka humbur jetën. Mediat greke raportojnë se djemtë, të moshës 8 dhe 10 vjeç, janë në gjendje të rëndë psikologjike. Mësohet se fëmijët i ka marrë daja i tyre, që jetonte po në të njëjtin fshat në Greqi, ku jetonte edhe çifti.

Mediat greke raportojnë se tashmë daja, në prani të psikologes së bashkisë, do t’i duhet t’u japë lajmin e hidhur se babai iu vrau nënën.

Tronditja për dy fëmijët bëhet akoma më e madhe pasi të dielën nga postimet e burrit vrasës dhe djalit 10-vjeçar duket se familja kishte kaluar momente të lumtura. Fotoja ku çifti shfaqen shumë pranë një tjetrit e postuar në Facebook pak orë pas krimit është realizuar nga djali i tyre, i cili po ashtu ka hedhur në rrjete sociale një foto me nënën dhe babanë e tij.

“Kanë 10 vite të martuar. Ishin të qetë. Nuk kanë pasur probleme, shkonin në punë bashkë. Ne shkuam dje me motrën në kafe në orën 08:00-08:30. Më pas ajo u largua për në shtëpi për të gatuar për fëmijët. Ata ishin në dhomën ngjitur dhe nuk kuptonin asgjë. Ne i kemi marrë dhe i kemi sjellë në shtëpinë time”, deklaroi vëllai i Elonës 36-vjeçare, e cila u mbyt nga burri i saj, 42-vjeçari Festim H.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb