Hugh Jackman ishte vetëm tetë vjeç kur nëna e tij, Grace McNeil, braktisi familjen në Australi dhe u kthye në Mbretinë e Bashkuar. Aktori 52-vjeçar, e ka përshkruar më parë largimin e papritur së ëmës si një traumë, por duket se koha i shëron të gjitha plagët.

Hugh postoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej duke u përqafuar me të ëmën, ndërsa të dy i buzëqeshnin ngrohtësisht njëri-tjetrit, shkruan “People”. Ai e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Mami”.

Grace u largua nga Australia dhe u kthye në Angli, në vendin e lindjes në fund të viteve 70′, duke lënë burrin e saj, Christopher Jackman, të rrisë fëmijët i vetëm.

Në dhjetor të 2012-ës, Hugh tha në programin “Australian 60 Minutes” se ai ende e mbante mend mëngjesin kur ajo u largua.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mbaj mend që ajo kishte një peshqir rreth kokës dhe tha ‘lamtumirë’. Kur u ktheva nga shkolla nuk ishte askush në shtëpi. Babai lutej çdo natë që mamaja të kthehej”,- tha ai.

Për fat të mirë, Hugh dhe nëna e tij u pajtuan vite më vonë dhe duket se po jetojnë vitet e humbura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: