Nuse dhe vjehrrë janë përballur live sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’, në lidhje me dhunimin e 6-vjeçares nga babai i saj.

Nëna e 27-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave, ka pohuar se ishte takuar për herë të dytë në jetë me mbesën e saj, para 2 javësh. Madje ajo tha se para 2 muajsh vajza kishte thyer këmbën.

“Ajo ka jetuar me Rajmondin pak këtu, por dhe me shtëpi në qira. Ata kishin ranë në dashuri me njëri-tjetrin. E kam parë mbesën time për herë të parë në Shkodër, më ndodhi rastësia. Takoi të atin. Te shoqata ishim. Ajo nuk ka ndalur hiç, ne kemi ecur pas saj. Kur vajza na pa, iu hodh djalin në qafë. E kam parë para dy javësh. S’kam jetuar asnjëherë me nusen. Raimondi për sa e njeh nëna e vetë, ai nuk ka vuajtur nga shëndeti mendor. Këmbën se di se kush ia theu këmbën. Para dy muajve u tha se kishte thyer këmbën.”, tha vjehrra.

Ndërkohë, nëna e 6-vjeçares pohoi se vajza ishte në gjendje të rëndë dhe se kishte ankth. Ajo mohoi kategorikisht faktin që vajza e saj të ketë thyer këmbën, ndërsa shtoi se nuk ishte në dijeni të dhunës.

“Gjendja e vajzës është shumë e keqe. Nuk kam informacione shumë. Gjendja është e rënduar, edhe nga ana psikologjike. Trembet natën dhe qan gjatë gjithë kohës. T’i them asaj zonjës që thotë; ka thyer këmbën vajza, por se ka thyer asnjë gisht ime bije, por ia theu i ati dhe i shkatërroi jetën vajzës. Ajo shkoi në polici. Kam jetuar dhe me ty, na ke qitur përjashta, na ke lënë pa bukë. Unë s’kam qenë në dijeni për dhunën ndaj vajzës. Vajza nuk i është thyer këmba asnjëherë. ”, pohoi ajo.

Sipas vjehrrës, djali i saj e do vajzën e tij.

“Kam qenë në dijeni dhe kam qenë dakord për hir të vajzës, që të ribashkoheshin. Nuk është e vërtetë asnjë prej akuzave. Ju bëni mirë që edhe atij njeriu t’i merrni një psikolog dhe të dini gjendjen e saj. Pse e pranoi dhunën e vajzës?! S’më bien ndërmend ça kam bërë unë dhe për djalin tim, deri sa të bëhet mirë vajza. Kur e ka marrë ajo në telefon djalin tim dhe i ka thënë; e kam vajzën në spital. Djali ka shkuar dhe ka marrë borxh dhe i ka shkuar atje në spital, e ka larë me lot atë vajzë. Kur e takova, 2 javë më parë më erdhi në shtëpi, luante dhe u bëmë dhe ne fëmijë bashkë me të. Ajo erdhi tek të gjithë ne dhe u ul për të ngrenë te prehri i babës së vetë.”, -tha vjehrra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb