SHBA- .Michael Madison ka vrarë tre vajza në Ohajo të SHBA-ve dhe për këto krime ai u dënua me vdekje. Por menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjykata, babai i njërës prej viktimave kishe kërkuar fjalën dhe vrasësi menjëherë mori guximin e qeshi.

Një fyerje shumë e rëndë kjo që babai i Shirellda Terry 18-vjecares së vrarë prej tij nuk e duroi dot dhe u hodh sipër, duke e sulmuar.Trupi i pajetë i Shirellda Terry së bashku me dy viktimat e tjera, Shetisha Sheely 38 vjeç dhe Angela Deskins 28 vjeçe u gjet në vitin 2013 brenda një thesi plehrash.

Vrasësi Michael Madison i kishte mbytur me duar të tria viktimat dhe i kishte hedhur në plehra. Ai nuk ishte penduar kurrë për atë që kishte bërë dhe për këtë gjykata i dha dënimin maksimal, dënimin me vdekje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: