POGRADEC- Përdhunimi i 15-vjeçares XH.B., nxënëse e klasës së nëntë në fshatin Velçan të Pogradecit ka tronditur jo vetëm familjet e përfshira por edhe gjithë fshatin e më tej. Ashtu si për familjen e vajzës edhe për familjes e të akuzuarit për përdhunimin Ligor Biba ngjarja është shumë e rëndë por ata i dalin në krahë 55-vjeçarit dhe mohojnë akuzat.

Në një prononcim për “BalkanWeb” e bija e martuar thotë se babai i saj është i pafajshëm dhe se është familjar shumë i rregullt. Ajo tregon për marrëdhëniet me familjen e vajzës dhe bisedën me 15-vjeçaren pasi dy shoqet e saj i kishin treguar se ishte shtatzënë.

Sa e vërtetë është kjo gjë për të cilën akuzohet babai juaj?
Nuk është e vërtetë fare kjo gjë. Jam e sigurt se babai im nuk e ka bërë këtë gjë.

Ju e keni takuar babain?
Dje babai nuk ishte në shtëpi. Ishte me dhi. Erdhi kryeplaku i fshatit e telefonoi babain. Doli babai atje poshtë dhe e kishte pritur policia. Që në atë moment nuk kemi komunikuar me babain.

Si i keni pasur marrëdhëniet me familjen e vajzës?
I kemi pasur shumë të mira, të shkëlqyera. Babai i çupës ziente rakinë këtu tek ne dje.

Ju mendoni se akti është kryer nga dikush tjetër?
Po, nga dikush tjetër. Shumë e sigurt kjo gjë. Nuk mund ta ketë bërë babai im kurrë sepse ai ka qenë familjar shumë-shumë i rregullt.

Pse mendoni se ka akuzuar babain tuaj?
Nuk e di, ndoshta është futur nga dikush tjetër, nga njerëz të tjerë.

Çfarë kërkoni ju?
Kërkojmë të nxirret e vërteta, të dalë e drejta. Duam drejtësi. Policisë e gjykatës i kërkojmë të nxjerrë të drejtën e babait tonë se është i pafajshëm, nuk e meriton dënimin.

Si njihej vajza në fshat?
Shumë e mirë, shumë e urtë. Këtu e kisha para dy ditësh.

Ju kishte thënë gjë për shtatzëninë?
Ajo vetë nuk më kishte thënë mua. Më kanë thënë dy shoqet e saj. E mora si motrën time dhe i thashë Xh*** kështu-kështu kam dëgjuar. Ajo më tha Bona nuk janë të vërteta këto, ato i nxjerrin ato sepse nuk kanë muhabet me mua. Kaq dhe nuk i rashë më muhabetit më pas.

A ka pas lidhje vajza?
Jo, nuk e di.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb