SHKODER- Një 33-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije shtetasi me inicialet A. H., 33 vjeç më datë 4 tetor deklaroi se babai i tij, shtetasi me inicialet B.H. 63 vjeç ishte larguar nga banesa pa lënë gjurmë.

Fill pas kallëzimit, policia nisi hetimet për zgjedhjen e shkodranit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb