Rrëfimi i artistes Ornela Vorpsi ka sjellë indinjatë në shumë personazhe publikë që e njohin të kaluarën dhe familjen e saj.

Piktorja, shkrimtarja dhe fotografja Vorpsi ka rrëfyer nga krevati i dhomës së hotelit për burgosjen e të atit dhe takimin me të në burgun e Spaçit, ku e sjell të veshur me pizhame si të kampit famëkeq të nasiztëve Aushvicit.

“Unë kam pasur në SPAÇ babain për 7 vite i dënuar politik, dhe kam, shkuar që ta shihja, e nuk e njihja më sepse ishte dobësuar dhe e kishin qethur tullë, e kishte veshur rroba pizhame si ato të Aushvicit. Nga tronditja e madhe nuk e njoha. Këto janë dhimbje të mëdha, familja ime u shkatërrua, na u mor pasuria. Ishte një jetë shumë e vështirë”, u shpreh Vorpsi në një intervistë për Beti Njumën.

Por analisti Demaliaj thotë se nëna e saj e ndau të shoqin për të mos pasur pasoja dhe se vetë Ornela nuk ka vuajtur asgjë dhe ka fituar të drejtën për studime në Institutin e Arteve si rrallëkush. Ai deklaron se Ornela vazhdon gënjen kur përsërit se pa të atin në burg me pizhame si të Auschwitz. Sipas tij, asnjëherë në historinë e burgjeve shqiptare të burgosurit nuk janë veshur me pizhame model Auschwitz me viza.

Më tej Demaliaj, një ish-i përndjekur nga Sigurimi kundërshton dhe deklaratat e saj për Edi Ramën. Vorpsi tha se kryeministri Rama njohu vetëm ajkën e Parisit dhe magjepsi burra dhe gra pasi sipas artistes ai ishte më mashkullori ndër ta.

“Objektivisht nuk takohet e gjitha Tirana, por Edi në ato vite nga puna e arti që bënte, nga letërsia dhe filozofët që ai lexonte jo vetëm që nuk njohu gjithë Parisin, por Edi njohu vetëm ajkën e Parisin dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, sepse francezët janë shumë femërore, të imët e të vegjël.
Do të kisha shumë dëshira ta thosha se kjo ishte shumë e vërtetë sepse ai ishte aso kohe 33 vjeç.
Dhe doja të thoja se Edi ka magjepsur Shqipërinë, Shqipëria e ka zgjedhur për herë të tretë kryeministër, 2 herë e ka zgjedhur në bashkinë e Tiranës. Kush e zgjodhi Edi Ramën, Franca apo Italia? Shqiptarët vetë e zgjodhën”, tha ajo.

Por Demaliaj deklaron se Vorpsi e bën këtë në prag çdo fushate që “korrespondon rastësisht” me një ngjarje artistike të sajën dhe se nëse Rama beson vërtetë se ka çuditur elitën pariziene të artit dhe kulturës në moshën 33-vjeçare atëherë është in the delusional status.

POSTIMI I PLOTË I DEMALIAJT
Nuk e di se çfarë nevoje ka Ornela Vorpsi që vazhdon të manipulojë dhe gënjejë me tragjedinë e të atit?!
1. Nëna e ndau të shoqin për mos pasur pasoja. Kështu bënin shumë në atë kohë, por jo të gjithë.
2. Ornela në një intervistë në një dhomë gjumi hoteli… thotë se si ajo ka përjetuar FERRIN shqiptar(?!!)
Lind pyetja, çfarë pasojash kishte kjo, punoi në punë të rënda apo u internua? Mbaroi normalisht gjimnazin dhe i doli shkolla për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve. Nuk po hyj këtu në aftësitë dhe talentin e saj. ILA ishte ëndërr për shumë të rinj të talentuar edhe me “biografi të shkëlqyer”, por nuk realizohej. U realizua për Ornelën?!!

3. Ornela, gënjen dhe vazhdon gënjen, kur përsërit, se kur e pa të atin në burg me pizhame si të Auschwitz…!
Asnjëherë në historinë e burgjeve shqiptare të burgosurit nuk janë veshur me pizhame model Auschwitz me viza. Si duket i ka parë në filmin “Schindler’s List” dhe…

I ati Ornelës, për atë që ata e mohuan pas burgut nuk komunikon me ata.

4. E ëma Ornelës, vazhdoi punën aty ku ishte në “Ndërmarrjen e Konsumit të Gjerë”. As nuk e dërguan pastruese as në punë të rënda siç bënë me shumë

Por sigurisht jeta nuk ishte më normale
5. Vorpsi, tregon përsëri, se si Edi Rama çuditi elitën e Parisit në moshën 33-vjeçare. E bën këtë në prag çdo fushate që “korrespondon rastësisht” me një ngjarje artistike, herë hapja e një ekspozite të Ornelës në Kryeministri dhe tani me një takim me artistët shqiptarë të Italisë në Tiranë.

Në qoftë se Rama beson vërtetë se ka çuditur elitën pariziene të artit dhe kulturës në moshën 33-vjeçare (sipas Ornelës, se Rama vetë nuk ka thënë një gjë të tillë) atëherë Rama është in the delusional status. 
Nuk mendoj që propaganda e Vorpsit i ngre pikë Ramës, në të kundërt…

5. Kur flet për maskulitetin që paraqiste Rama me feminilitetin e meshkujve francezë, aty e tradhton inkoshienti i pa-realizueshmërisë…. për ne qe kemi jetuar atë kohë dimë se si dhe qysh ishin punët…

6. Vorpsi foli dhe për vulgaritetin etik në art apo letërsi dhe se si ajo shikon vetëm të bukurën?!!
Unë në jetën time intervistë në dhomë të gjumit, mbi krevat dhe duke kruar gishtat e këmbëve nuk kisha parë!!! Kam parë intervista me këngëtarë, artistë, piktorë, shkrimtarë të panteonit botëror, por në dhomë gjumi hoteli mbi shtrat duke kruar gishtat e këmbëve nuk kisha parë. Më vulgaritet se kjo nuk ka.

Intervistuesja i reciton disa vargje të E.Y që janë shkulme të një frustracioni seksual të parealizimit rinor që shfaqet në formë vargjesh K.Th Spiri, K.Th Spiri, ndër poetët më i miri.

7. Ajo që është më vulgare është media, që ushqen këtë lloj manipulim-simulimi. Gazetarët apo intervistuesit nuk kanë pikë respekti, së pari për veten, se për profesionin harroje, gazetaria në Shqipëri është qoka dhe gjoba. Nuk ka raport me të vërtetën dhe vlerat. Media në Shqipëri është patllake gjobash dhe klanesh të bandave politike dhe krimit e kjo është arsyeja e neverisë që ka krijuar media në publik.

Intervista e radhës me Vorpsin, pas mbishtratit në dhomën e gjumit, do të jetë në banjo, kështu informojnë burime konfidenciale të emisionit te radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb