TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story”“News24” kanë diskutuar në studio për çështjen “Babale”, por edhe  për pretencën që lexoi sot prokuroria ndaj aktorëve të implikuar. Gazetarja Klodiana Lala ,ishte një nga zërat më të fortë, e cila bëri oponencë ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, për të cilin sot prokuroria kërkoi 1.6 vite burg, dënim ky që konvertohet në 3 vite shërbim prove.


Në debat e sipër, anëtari i kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, iu drejtua të pranishmëve me anë të një pyetje retorike se çfarë krimi ka bërë ai, që prokuroria kërkoi që ai të dënohet. Ai theksoi prerazi se nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka bërë thjesht detyrën politike duke denoncuar një krim dhe një grup të strukturuar kriminal.


Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: A ka patur një takim Geron Xhafa dhe Albert Veliut? Kjo është thelbi i çështjes. Geron Xhafa mund të ketë kryer 1 milion krime, por i duhen vërtetuar. A keni  ju një provë të re që do ta paraqisni para gjykatës? Nëse Geron Xhafa do të ishte në Shqipëri, do të ishte sot një histori tjetër.


Ervin Salianji: Cili është krimi im, krim është që kam denoncuar një grup kriminal?

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: