TIRANE

I pandehuri i katërt në procesin e njohur si “Babalja”, që është edhe njeriu kyç, Albert Veliu, është në prag të ekstradimit në Shqipëri. Në seancën e sotme gjyqësore, Prokuroria tha se mbetet në pritje të përgjigjes nga Belgjika, nëse do ta ekstradojë atë ose jo drejt Shqipërisë.

Nga informacionet rezulton se Veliut i është refuzuar kërkesa për azil duke iu hapur në këtë mënyrë rrugë ekstradimit. Për këtë shkak prokuroria tha se i duhet kohë të mësojë më shumë detaje rreth tij, pasi është kërkuar pyetja në cilësinë e të pandehurit.

Në seancën e kësaj të mërkure, ish-ligjvënësi Ervin Salianji, Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizoti, u përballen me gjykatën e Tiranës me akuzën për kallëzim të rremë lidhur me publikimin e një bisede audio ku pretendohej se fliste vëllai I ish-ministrit me Albert Veliun. Alizoti akuzohet se imitoi zërin e Agron Xhafajt ne materialin audio që u publikua nga Partia Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb