TIRANE- Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkalles se pare për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi për çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se implikohet në trafik droge vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi.

Avokati i gazetarit që realizoi intervistën me Albert Veliun, Çlirim Gjata tha se ky është një proces i montuar politikisht.

“Nuk u morën përsipër provat tona. Dëshmia e Alizotit është kundër akuzës. I gjithë procesi është një proces i montuar politikisht nga Prokuroria. Ne nuk kemi gjykatë dhe institucione. Prokuroria është kthyer në notere. Këto janë tmerret që ka hapur vettingu dhe gjyqtarët duke i shërbyer kryeministrit mendojnë se do i shpëtojnë vettingut.”- tha avokati.

Sipas Prokurorisë, Fredi Alizoti akuzohet se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb