Nga salla e seancave plenare deputeti socialist Taulant Balla u ndal sërish në cështjen “Babalja’ dhe në hetimet e prokurorisë lidhur me të. Balla tha se nuk e di arsyen se pse sot opozita mungon në sallë, ndërsa ironizoi edhe turin në rrethe të ndërmarrë në nisje të sesionit të ri parlamentar.

“Nuk e di pse opozita nuk eshtë në sallë, turi i hoteleve ka mbaruar. Opinioni publik u njoh edhe me një seri të re, të ‘Babale 3’ dhe janë aq të paaftë sa janë zhytyr në lluc dhe vazhdojnë të llokociten me ca histori që nuk i beson me as Saliu.” – U shpreh Balla, ndërsa në vijim u ndal edhe në videon e publikuar nga deputeti Ervin Salianji, në të cilën Fredi Alizoti, implikon edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë.

“Transmeti i Salianjit i konfirmuar se u bë në oborr të SHQUP-it nga ish drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është një tjetër tentativë për të hedhur baltë. Të njëjtët persona të ndodhur ne hall, kanë bashkëpunuar dhe hodhën për opinion një video të re. Nuk do bëj më kallëzim se cështja është nën hetim por ata kanë pranuar se i janë ofruar nga 100 mije euro për kokë. Vetë Alizoti pranon se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm” u shpreh në vijim Balla, ndërsa kërkoi nga PD zyrtarisht të distancohet nga kjo cështje ose do të mbajë një gjurmë njolle të rëndë jo vetëm për vete po për gjithë historinë e saj.

“ Sot do vijoni të dëgjoni të njëjtin lum akuzash. Detyra e PD përballë qytetarëve është, zyrtarisht të distancohet ose do të mbajë një gjurmë njolle të rëndë jo vetëm për vete po për gjithë historinë e saj. Në ’92 partia më e madhe në 2018 në shkrirje e sipër. PD dikur partia e idealeve të dhjetorit sot nuk di si t’ia vë emrin, ka plot merita të shkëlqyera në 28 vite po me Bashën në krye të saj, Berisha i vuri njollën e turpit kësaj partie” – përfundoi Balla, fjalën e tij në Parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb