Është rikthyer sërish sot vëmendje te çështja e bujshme e audio-përgjimit të publikuar nga Partia demokratike, e njohur edhe si “Babalja”, në të cilin thuhej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ishte i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sipas përgjimeve të publikuar nga PD, në dosjen “Babalja” ishin të implikuar shumë zyrtarë shqiptarë, një pjesë e të cilëve janë në hetim.
Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi, dhe ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, të cilët kanë dëshmuar ditën e sotme te Krimet e Rënda, lidhur me audio-përgjimet.
“BalkanWeb” ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së ish-kryepolicit të Fierit, i cili ka treguar se si është takuar me Fredi Alizotin.
“Isha duke shkuar në Tiranë, u ktheva të takoj Fred Alizonit. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me të. Alizoti telefonoi sallën operative të bënte kallëzim. Atë e njihja për shkak të detyrës”, mësohet të ketë thënë Nushi para togave të zeza.
(BalkanWeb)