TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është paraqitur sot në Gjykatë për të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore në procesin e njohur si “Babalja”.
Bardhi ka shmangur kështu shoqërimin me forcë të urdhëruar nga Gjykata duke shkuar vullnetarisht.

Prokuroria e Tiranës gjithashtu ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Për rastin e përgjimit të publikuar dhe në media ku akuzohej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj janë pyetur disa persona, ndërsa sot do të dëshmojë Gazment Bardhi. Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm vetëm Fredi Alizoti pasi ish-deputeti Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, gjithashtu i pandehur mungonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb