TIRANË

Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e Ervin Salianjit për moszgjatjen e hetimeve për çështjen “Babale”, e cila nuk kaloi pa trazuar ujërat e politikës shqiptare.

Gjykata i la afat prokurorisë deri me 20 mars që të mbyllë të gjitha veprimet e nevojshme për “Babalen”, dosje kjo ku Ervin Salianji akuzohet për “kallëzim të rremë”.

“Prokurori tërësisht politike dhe në shkelje të ligjit, prokurori që vazhdon çështjen nuk ka guxuar të marrë mostrat e zërit të vëllait të ish ministrit Xhafaj, prokurori tjetër që është shtuar është një prokuror që ka lidhje të afërta me drejtuesin e MB sot, pra një hetim tërësisht politik, nuk ka arsye të zgjaten hetimet, vetëm për të mbajtur tymnajë. Ne kemi kërkuar thjesht për të mbajtur në dijeni publikun që vazhdon në fakt një hetim jo për personin që sot është në burg në Itali, por gazetarin dhe ne e kemi denoncuar dhe do vazhdojmë të denoncojmë. Kemi tashmë një vendimmarrje që na çon te qytetarët nesër në 10 para kuvendit për gjithë qytetarët”, tha Salianji.

Personazhi Fredi Alizoti, dyshohet se ishte personi që imitoi zërin e Agron Xhafajt në dosjen ‘Babalja’.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb