Pas arrestimit të Albert Veliut në Kosovë, avokati i tij, Tomë Gashi, ka reaguar duke thënë se një ekstradim drejt Shqipërisë do t’i rrezikonte jetën klinetit të tij.


Ai  shprehet se duke qëndruar në këto pohime, shpreson që Gjykata e Kosovës nuk do të lejojë një ekstradimin, duke kujtuar edhe njëherë të drejtat dhe parashikimet e konventave ndërkombëtare.

Siç shkruan avokati,  familjarët e Veliut i kanë komunikuar se  Veliu bashkë me djalin iu është pranuar azili politik në Kosovë deri në nëntor të 2018.

“Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij I eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise. Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove”, thuhet në postimin e tij.

(n.m/BalkanWeb)