Ish-deputeti i PD Ervin Salianji me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pas gjyqit të mbajtur sot në Tiranë për rastin e njohur si “Babalja”, ku Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 1.6 vite burg.

Salianji shprehet se askush nuk e ndal dot në këtë betejë, kurse shton se lufta pa kompromis për të vërtetën vazhdon.

Për Salianjin, çështja për të cilën po lufton deri tani ka bërë që të largohet ish-ministri Fatmir Xhafaj, të burgoset Agron Xhafaj si dhe të ikin disa prokurorë e gjyqtarë. Salianji thotë se lufta për betejat e tjera vazhdon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Ervin Salianjit:

Askush nuk më ndal dot!

Lufta pa kompromis për të vërtetën dhe të drejtën përherë triumfon siç ndodhi dhe në këtë rast me largimin e ish Ministrit të Brendshëm Xhafaj, burgosjen e nje trafikanti Xhafaj dhe largimin nga vetingu të tre prokurorëve Osmani, Kulluri, Bajrami dhe dy gjyqtarëve të krimeve te renda Baku dhe Përnoca qe mbajtën në këmbë këtë farsë që pamë sot!

Hilet, tradhëtitë, pabesitë dhe joshjet me para, pushtet apo kalim vetingu janë shumë të përkohshme.

Beteja të tjera na presin ????

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb