VELIPOJE- Dy persona, babë e bir dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme drejt një furgoni në afërsi të urës së Gjolulit në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në Mal Kolaj. Sapo ka marrë njoftimin policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorët e dyshuar, Kanto dhe Edmond Vushmaçi.

Ata janë shpallur në kërkim ndërkohë që në banesën e tyre policia ka gjetur edhe makinën dhe një çifte. Edhe djali tjetër i Kanto Vushmaçit është shpallur në kërkim.

Sipas policisë së Shkodrës, nuk ka persona të lënduar nga të shtënat. Në furgon ndodhej shoferi dhe një pasagjer me inicialet K.N.

(el.sp/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb