TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se tenderët e rrugëve qofshin ndërtim apo mirëmbajtje janë shndërruar në një vjedhje skandaloze ditën për diell.

Sipas tij, tenderët, që jepen me 99% e kusur të vlerës janë bërë një vjedhje e përditshme; kosto ndërtimi rrugësh, që trefishohen janë fakt që ulërin.

Vasili thekson se i vetmi institucion që nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk vepron është SPAK-u.

POSTIMI I PLOTË
Batërdinë e vjedhjes se ASHR me tenderët e rrugëve vetëm SPAK-u nuk e sheh!
Për të qeshur e për të qarë vërtet, që edhe ish-deputetë rilindas e thonë vete edhe me shkrim këtë lemerinë e vjedhjes ashiqare me tenderat e rrugëve.
Por babëzia e hajdutëve s’ka të sosur.
Tenderët e rrugëve qofshin ndërtim apo mirëmbajtje janë shndërruar në një vjedhje skandaloze ditën për diell.
Tenderët, që jepen me 99% e kusur të vlerës janë bërë një vjedhje e përditshme.
Kosto ndërtimi rrugësh, që trefishohen janë fakt që ulërin.
Tendera ku km rruge është deri dhjetë herë më i lartë se rrugët në Europë është një realitet vjedhjeje që as qeveria s’ka fuqi ta kundërshtojë.
Edhe Kompanitë kliente të dashura të qeverise me emër e mbiemër i di gjithë Shqipëria, i di se si marrin tendera me 99, 7% të çmimit, që marrin koncesione dhe s’bëjnë asgjë dhe që vetëm ndajnë sheshit paratë me qeverinë.
I vetmi institucion që nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk vepron është SPAK-u.
E vetmja garanci, që kjo vjedhje monstruoze me rrugët vazhdon përditë para syve të të gjithëve është: PANDËSHKUESHMËRIA, që vjen sepse SPAK-u nuk vepron.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb