Një djalë 6-vjeçar ka përfunduar në koma pasi u rrah nga babi i tij me fshesë korrenti se nuk bëri detyrat e shtëpisë.

Policia arrestoi Mehmet Ali Y, për dhunimin e të birit në qytetin Iskenderun në Turqinë jugore.

Ai akuzohet se dhunoi vogëlushin me tubin metalik të fshesës së korrentit pasi u zemërua për shkak se nuk kishte bërë detyrat e shkollës.

Fqinjët lajmëruar mjekët pasi e gjetën 6-vjeçarin pa ndjenja.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdes intensiv me lëndime të rënda në kokë dhe fytyrë.

Djali, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në gjendje kritike dhe mbahet në jetë me aparatura.

Nëna e tij, Gulistan O, gjithashtu akuzoi ish-bashkëshortin se e kishte dhunuar gjatë kohës që ishin të martuar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: