“Baby-bomber” perfeksionist. Erling Haaland vijon të magjeps europën me paraqitjet e tij fantastike, shifra dhe numra që e vendosin biondin në majën e listës së yjeve që kanë shkruar historinë në Champions League. Ndaj PSG, norvegjezi realizoi një dopjetë duke shkuar në kuotën e 10 golave në këtë turne, 10 gola të shënuar në 7 ndeshje nuk i kishte arritur as Messi, as Ronaldo, askush tjetër më parë, një shifër e cila tregon qartë se çfarë është në gjendje të bëj 19-vjeçari.

213828304 C3f82f68 96c3 46d9 A30e 4c1e16b1f760
213828304 C3f82f68 96c3 46d9 A30e 4c1e16b1f760

Nga qershori i 2019 deri në janar, me fanellën e Salzburg, Haaland shënoi 16 gola në kampionat, 4 gola në 2 ndeshje në kupë dhe 8 gola në Champions, statistika të cilat bindën B.Dortmund të blej kartonin e tij.

205712227 7631e0c1 D02e 4445 Bd2c 95e6f93220a8
205712227 7631e0c1 D02e 4445 Bd2c 95e6f93220a8

Me verdhezinjtë, Haaland ka realizuar deri më tani 8 gola në 5 ndeshje në Bundesligë, 1 gol në 1 ndeshje në Kupë dhe 2 gola në ndeshjen e tij të parë në Champions, në total 39 gola deri në këtë pikë të sezonit, shifra të jashtëzakonshme për një 19-vjeçar. Pavarësisht këtij rendimenti, Haaland nuk është plotësisht i kënaqur:

213828618 03318d3d 8bb7 40e5 A9da 9ed5d75d0ff0
213828618 03318d3d 8bb7 40e5 A9da 9ed5d75d0ff0

“Më duhet të përmirësohem akoma më shumë, kjo u pa edhe kundër PSG. Më duhet të punoj më shumë, nuk është mjaftueshëm. Goli i dytë? Nuk u mendova shumë, thjeshtë shijova momentin. Është bukur të shënosh një gol të tillë”, u shpreh Haaland duke folur më pas për ndeshjen e kthimit kundër PSG: “Pësuam një gol dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Duhet të punojmë në këtë aspekt, tani të shohim se çfarë do të ndodh në ndeshjen e kthimit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: